Qëlloi me gurë për vdekje fqinjin e tij, një arrestim në Peqin

Qëlloi me gurë për vdekje fqinjin e tij, një arrestim në Peqin

07:42, 11/09/2020

Një burrë 51 vjeç nga fshati Lolaj i Peqinit ka qëlluar për vdekje me gurë, fqinjin e tij Sh.H 64 vjeç. Pas krimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan S.Ç, 51 vjeç, banues në të njejtin fshat.

Policia tha se "arrestimi i tij u bë pasi më datë 10 shtator 2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, gjatë një konflikti për motive të dobëta, i arrestuari ka goditur me gurë, Sh.H, 64 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco