EMRAT/ Shpërthen bombola në shtëpi, plagosen 18 vjeçarja dhe pronari i banesës

EMRAT/ Shpërthen bombola në shtëpi, plagosen 18 vjeçarja dhe pronari i banesës

22:06, 10/09/2020

Një shpërthim bombole në banesë për pak sa nuk i ka marrë jetën një 81 vjeçari në fshatin Selitë në Cërrik dhe mbesës së tij 18 vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, nga shpërthimi i bombolës së gazit, banesa ka marrë flakë plotësisht ndërsa gjyshi dhe mbesa janë dërguar në spital.  

Të lënduarit janë Ibrahim Ziu dhe Kafaze Ziu.

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për  pasojë banesa ka marrë flakë dhe  është djegur plotësishtë  si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco