Ishin duke luajtur bixhoz në lokal/ Çfarë ndodhi në lokalin ku u therën me thika 5 persona

Ishin duke luajtur bixhoz në lokal/ Çfarë ndodhi në lokalin ku u therën me thika 5 persona

21:38, 10/09/2020

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Elbasanit, ku  nga një përleshje me thíka plagosën 5 persona.

Sipas dëshmitarëve shkak për ngjarjen mësohet të jetë bërë përplasja për një lojë me letra midis pronarit të lokalit, djemve të tij dhe disa personave të ardhur nga jashtë.

Deri më tani në polici janë shoqëruar disa persona për të dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, ndërkohë që nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë démtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco