Njoftimi i policisë/ Sherri me pronarin e lokalit, si u plagosën me thika 5 persona

Njoftimi i policisë/ Sherri me pronarin e lokalit, si u plagosën me thika 5 persona

20:30, 10/09/2020

Policia e Elbasanit ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mbrëmje në një lokal në qendër të qytetit, ku pas një sherri me thika u plagosën 5 persona.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15,  në  lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç,  si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve  janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç,  ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit,  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco