Plagosi 20 vjeçarin me thikë, arrestohet 24-vjeçari në Berat

Plagosi 20 vjeçarin me thikë, arrestohet 24-vjeçari në Berat

13:12, 10/09/2020

Një 24-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi ka plagosur me thikë një të ri.

Njoftohet se M. Zh., banues në lagjen Barrikadë, është konfliktuar për motive të dobëta me 20-vjeçarin R. H.

Gjatë konfliktit ai e ka plagosur të riun me thikë. R. H., po merr ndihmë tashmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve, policia në Berat ka vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në flagrancë u arrestua S. K., 36 vjeç, banues në Staraveckë, Skrapar dhe I. B., 55 vjeç, banues në Mbrakull, Poliçan.

Ata përfunduan në pranga pasi kishin mbjellë disa bimë kanabisi. Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, E. K., 28 vjeç dhe Z. Xh., 40 vjeç, të dy banues në Staraveckë, Skrapar.

Ndërsa, në afërsi të varrezave në Burbullinjas, një person kishte ndezur zjarr, i cili i kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me ullinj dhe pemëtari.

Lidhur me këtë ngjarje, u vu në pranga autori i zjarrvënies, A. V., 57 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Ai  kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej dhe për pasojë janë djegur rreth 200 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me pemë të ndryshme pyjore dhe frutore në pronën e J. H.

Kurse, në gjendje të lirë E. S., 16 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Berat.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Nga Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban janë arrestuar në flagrancë K. L., 32 vjeç dhe A. P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorët pa leje drejtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco