Aksidenti i tmerrshëm, ja pse humbi jetën 25-vjeçarja

Aksidenti i tmerrshëm, ja pse humbi jetën 25-vjeçarja

11:00, 10/09/2020

Gabriela Meto është 25-vjeçarja nga Vlora, e cila humbi jetën një ditë më parë në aksidentin e rëndë në Nartë. Viktima ishte në drejtimin e mjetit tip “Ford” dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

25-vjeçarja humbi jetën në vend, për shkak të plagëve të marra. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, raporton Panorama.

Ndërkohë makina është përplasur me bordurën e rrugës, e më pas është përmbysur. 25-vjeçarja ka marrë goditje në kafkë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohe sipas bluve, drejtuesja e mjetit ka bërë dhe një manovrim të gabuar në kthesë. Nga aksidenti u plagos e afërmja e saj, e cila ndodhet jashte rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco