Me 16 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 26-vjeçari dhe ndihmësi i tij

Me 16 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 26-vjeçari dhe ndihmësi i tij

10:35, 10/09/2020

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona, të akuzuar se kanë ndihmuar shtetas të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë një 26 vjeçar dhe një 27 vjeçar, i cili dyshohet si ndihmës i tij.

Në momentin e ndalimit, 26 vjeçari ishte duke transportuar 16 emigrantë me mjetin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një 26-vjeçar.

Ndalohet edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Korçë e Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco