Prishtinë, vetura përfundon në shkallët që çojnë tek hyrja e banesës

Prishtinë, vetura përfundon në shkallët që çojnë tek hyrja e banesës

10:27, 10/09/2020

Një aksident aspak i zakonshëm trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë.

Në lagjen Ulpiana, në vendin e njohur si “Te Fontana”, një person ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe ka përfunduar nën shkallë.

I njëjti ka rrezikur me të madhe banorët, pasi që shkallët në të cilat ka rënë vetura, çojnë direkt në hyrjen e një kompleksi banesor “Soliteri 3”.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco