Mjetet përplasen në Fushë - Krujë, policia arreston dy persona

Mjetet përplasen në Fushë - Krujë, policia arreston dy persona

10:11, 10/09/2020

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej tyre shtetasi N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë.
Sipas policisë, në rrugën dytësore Borizanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin “Volksëagen”, 43-vjeçari është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga ra edhe L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco