Aksident i rëndë në Prishtinë, njëra nga veturat bie te shinat e trenit

Aksident i rëndë në Prishtinë, njëra nga veturat bie te shinat e trenit

10:00, 10/09/2020

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tirana në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Në aksident ishin të përfshira tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja  e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu tha se me rastin tashmë po merren njësitë e trafikut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco