Trupi i 7-vjeçarit të vrarë,  varroset nesër në Gjilan

Trupi i 7-vjeçarit të vrarë, varroset nesër në Gjilan

20:23, 22/03/2019

Shtatëvjecari kosovar i vrarë me thikë në Bazel të Zvicrës nesër varroset në Gjilan.

Zvicra është tronditur nga vrasja e 7-vjecarit kosovar, që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.

Familja e 7-vjeçarit ka treguar për Express se trupi i pajetë i fëmijës sjellet në Kosovë nesër dhe varroset në Gjilan në orën 13:00.

Ndërkaq, gjatë ditës familjarët kanë folur për gazetën, duke e cilësuar vrajsen si raciste.

Të enjten derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, me inicalet I.M u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës.

 Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë.

Mediat zvicerane kanë shkruar se 75-vjeçarja është konstatuar se ka probleme mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco