LDK e konfirmon, Agim Veliu nuk ka pësuar lëndime trupore

LDK e konfirmon, Agim Veliu nuk ka pësuar lëndime trupore

18:54, 22/03/2019

Pas aksidentit të nënkryetarit të LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës,  Agim Veliu,  lajmin e kanë konfirmuar edhe vet Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar për media.

Përmes një komunikate për media LDK, ka thënë se Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës,  Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.  Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në komunikatë, raporton SyriKosova.

Ndryshe edhe vet kryetari Aliu, deklaroi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar lëndime serioze, përveç dëmeve materiale nuk ka ndonjë dëm tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco