Paraburgoset i dyshuari për vrasjen në Sopi më 2016

Paraburgoset i dyshuari për vrasjen në Sopi më 2016

16:15, 20/03/2019

Me 27 janar 2016, rreth orës 19:00, në fshatin Sopi, KK-Suharekë, i pandehuri me iniciale F.L. ndihmon me dhënie të udhëzimeve dhe mënjanimin e pengesave në kryerjen e veprës penale nga XH.H. i cili me dashje privon nga jeta E.M. dhe e vënë në rrezik jetën e N.M. me qëllim fitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që F.L.,N.M. dhe XH.H. takohen në Fushë Kosovë në kafeterin Lero”, i pandehuri me iniciale F.L. njofton se hallën e ka në fshatin Mushtishtë e njeh atë rajon dhe propozon që aty të shkojnë për të vjedhur, kështu që nisen në rrugë përmes autostradës, me XH.H. dhe N.M. i cili e drejtonte automjetin të cilin e  kishte marr me rent nga firma “Roberti” në Prishtinë, rrugës ndalen në fshatin Sopi në shtëpinë e N.M. me qëllim për të vjedhur, me çrast N.M. pret në automjet duke bërë roje ndërsa i pandehuri F.L. e hap derën e vogël dhe i pari hyn në oborrin e kësaj shtëpie dhe pas tij hynë edhe tani i dënuari XH.H., dhe shkojnë në katin e dytë të shtëpisë, dhe me që dera ka qenë e mbyllur me çelës janë munduar që ta hapin derën e dhomës me kaçavidë, dhe pasi i pandehuri me iniciale F.L. del në teras të shtëpisë dhe hetohet nga pronari me iniciale N.M. , i pandehuri me iniciale F.L. kërcen nga terasa e dhomës duke rënë mbi kulmin e garazhës dhe ik, ndërsa XH.H. tani i dënuar, e nxjerr pistoletën dhe nga një afërsi shtënë dhe plagos në të dy këmbët pronarin e shtëpisë me iniciale  N.M. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me një predhë qëllon në pjesën e gjoksit në anën e majtë tani të ndjerin E.M. djalin e pronarit me iniciale N.M. i cili nga plagët që janë shkaktuar nga arma e zjarrit ndërron jetë dhe dërgohet pa shenja jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, dhe pas veprës së kryer XH.H. me automjetin i cili drejtohet nga N.M. arratisen në drejtim të fshatit Magur të Komunës së Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.L. nga fshati Krajisht, Komuna e Lipjanit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndë në ndihmë nga neni 179 par.1 nën para. 1.5.dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të  KPRK-së. Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 19.03.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 19.04.2019. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco