Arrestohen tre persona nga policia e Podujevës

Arrestohen tre persona nga policia e Podujevës

13:38, 20/03/2019

Tri arrestime  janë kryer sot rreth orës 06:00, në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, me ç’ rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: K. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për dy vepra penale Ngacmim dhe Lëndim trupor. E. J, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Dhënie Ryshfeti. G. I, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Lëndim trupor.

Që nga janari i vitit 2019 deri sot policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar 1 mijë e 720 urdhëresa të lëshuara nga gjykata, janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej nga ana e Policisë, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore, gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco