Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

16:50, 07/08/2020

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, shkruan Syri.net Kosova.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Arben Tahiri.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën për publikimin e fotos me shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco