Drogë mbi 300 mijë euro/ Në pranga edhe shqiptarë, ja si nisën hetimet që shkatërruan grupin kriminal

Drogë mbi 300 mijë euro/ Në pranga edhe shqiptarë, ja si nisën hetimet që shkatërruan grupin kriminal

19:38, 03/06/2020

Karabinierët e Frosinone, në Itali si rezultat i zhvillimit të një operacioni për trafikun e drogës, zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë vënë në pranga 23 persona.

Si nisën hetimet

Raportohet se hetimet në lidhje me shkatërrimin e këtij grupi nisën si rezultat i disa ankesave që u  bënë për një sipërmarrës vendas. Sipërmarrësi është një ndër personat, mbi të cilin është ekzekutuar masa e ndalimit. Kështu nisën hetimet, që lejuan nxjerrjen në dritë të një grupi që merrej me trafikimin e drogës, përgjithësisht me hashash dhe marihuanë, por edhe kokainë.

Mësohet se në grupin e personave të arrestuar krahas italianeve ka edhe disa shtetas shqiptarë.

Sekuestrimi

Droga, plot 25 kilogramë ishte paketuar në doza të vogla për t’iu shitur përdoruesve të shumtë, ndërsa vlera e saj nëse dilte në treg llogaritet mbi 300 mijë euro.

Gjatë hetimit, 7 persona janë arrestuar tashmë si të dyshuar kryesorë për trafikimin e drogës, 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 kontraktorë janë drejtuar në autoritetin administrativ. Gjithashtu janë konfiskuar 15 mijë euro para cash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco