Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

Prokuroria shpall moskompetencën për aksionin anti-drogë në Kukës, dosja kalon në SPAK

14:52, 02/06/2020

Prokuroria e Kukësit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e 19 të arrestuarve për trafik droge në Kukës.

Dosja me 19 të arrestuar ka kaluar tashmë në duart e SPAK, e cila do të vendosë për të akuzuarit për veprat penale “Trafik droge” dhe Prodhim dhe kultivim i narkotikëve”.

Operacioni anti-kanabis u zhvillua në Kukës, ku u arrestuan 19 persona në Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër.

Të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci.

Për këtë operacion ABC Neës publikoi edhe përgjime për grupin kriminal në fjalë, që kishte në krye Kreshnik Muratajn, nga ku ka rezultuar se vetë Murataj ka tentuar që të joshte edhe prokuroren Fahrije Vata, e cila ishte në krye të çështjes së arrestimit të disa anëtarëve të bandës së tij.

Në lidhje me këto lajme, erdhi vetë reagimi i prokurores Vata, e cila u shpreh se me anë të këtyre lajmeve, po përpiqen të bëjnë pis figurën e saj, familjen dhe karrierën.

Vata theksoi më tej se edhe djalin e saj, Visi Vata, po përpiqen ta përlyejnë dhe ta keqpërdorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco