Plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar në qytetin e Shijakut.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit, ndërsa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .
© SYRI.net