Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 63-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.
Sipas asaj që raporton Syri.net, ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e saj.
Ja çfarë deklaron Policia:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen "29 Nëntori", Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net