FOTO/ Sot duhet të festonte ditëlindjen… Shqiptari humbi jetën në aksident, në makinë edhe partnerja

FOTO/ Sot duhet të festonte ditëlindjen… Shqiptari humbi jetën në aksident, në makinë edhe partnerja

18:23, 27/05/2020

Tragjedi në ditën kur do duhet të ishte duke gëzuar me familjen dhe të afërmin. Një shqiptar 46-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të mërkurës në një aksident rrugor në Bolonja të Italisë.

Viktima është identifikuar nga mediat italiane si i quajtur Sokol Keci.

Mësohet se 46-vjeçari ishte në timonin e një “Fiat Dukat” kur u përplas me një “Fiat 500” dhe me një furgon.

Dyshohet se ai ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Nga aksidenti, mbeti e plagosur partnerja që ndodhej në makinë me të.

Shqiptari ishte banor prej shumë vitesh në Bolonja dhe sot festonte 46-vjetorin e lindjes.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco