Prani e shtuar e policisë në rrugët e Kosovës për shkak të Bajramit

Prani e shtuar e policisë në rrugët e Kosovës për shkak të Bajramit

15:19, 24/05/2020

Gjatë së dielës është vërejtur prani e shtuar e policisë në rrugët e Kosovës.

E gjithë kjo prani e policisë në ditën e festës së Fitër Bajramit po bëhet sipas një plani të gatishmërisë dhe reagimit kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se është hartuar një plan operativ policor e që ka për qëllim respektimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë.

“Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër koronavirusit të ri COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor”.

Ndërkohë, qytetarët, përveç pranisë së shtuar të policisë në rrugë, kanë raportuar edhe për kontrolle më të rrepta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco