Banorët thyejnë karantinën për të kapur hajdutin, 30-vjeçari zihet ‘mat’ brenda në banesë

Banorët thyejnë karantinën për të kapur hajdutin, 30-vjeçari zihet ‘mat’ brenda në banesë

08:44, 07/04/2020

Situata e vështirë e pandemisë që po kalon Shqipëria nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet më së miri në Berat nga hajdutët që kanë filluar të synojnë vjedhjen e shtëpive të pabanuara.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Uznovë” në Berat,në kohën kur në rrugë nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00.

Hajduti,rreth moshës 30 vjeç, është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe komshinjtë që kanë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin “me presh në dorë”.

Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë. Pamjet filmike kanë fiksuar  momentin e kapjes së hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco