Ja sa persona u arrestuan për mos zbatim të masave të qeverisë

Ja sa persona u arrestuan për mos zbatim të masave të qeverisë

21:19, 30/03/2020

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, nga forcat e rendit janë arrestuar 35 persona në 14 raste gjithandej vendit tonë, raporton "Syri.net".

Policia njofton se në fshatin Llapushnik të Gllogocit në orë 21:40, është ndaluar i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij me targa të huaja i shoqëruar me një pasagjer të cilët pa ndonjë arsye nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Rasti tjetë ishte në fshatin Babimofc të Obiliqit rreth orës 00:57, janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit janë takuar duke lëvizura me automjetin e njërit prej tyre, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe sipas vendimit të Qeverisë së R. së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Edhe në Obiliq të Vjetër në orën 19:00, është raportuar se katër të dyshuar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Në rrugën 28 Nëntori në Podujevë rreth orës 20:50, është raportuar se tre të dyshuar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Në Gllogoc, rreth orës 20:50. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Rasi tjetë ishte tek rrugaIlir Konushevci në orën 20:15, është raportuar se dy të dyshuar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u qarkulluar me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Njëri prej tyre është arrestuar pasi që i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Po ashtu në Podujevë  rreth orës 21:10, është raportuar se dy të dyshuar janë takuar duke shëtitur këmbë të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Edhe në fshatin Zhegër të Gjilanit në orën 18:10, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka dalur me veturën e tij pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga qeveria e R. Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48- orë.

Në Gjakovë  rreth orës 00:05, janë arrestuar dhjetë të dyshuar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

E në fshatin Bellacerk të Rahovecit  në orë 08:55, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19, duke shërbyer me kafe klientëve nga kafiteria e tij. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu edhe në fshatin Drenoc të Rahovecit rreth orës 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me disa persona të tjerë kishte qenë në oborrin e një shkolle duke luajtur, ndërsa persona e tjerë kishin arritur që të largohen .I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar lirohet në procedurë të rregullt.

Edhe ntek rruga Washington, në Gjakovë në orën 21:40, është raportuar se i dyshuari është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar duke u shëtitur me automjetin e tij pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.

Në Mitrovicë rreth orës 21:51 është raportuar se tre të dyshuar pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovar, njehe rit të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rasti tjetër ishte në Vushtrri në orën 22:20, ku është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë një ahengu familjarë në shtëpinë e tij janë takuar 12 persona, nuk e ka respektuar vendimin lëshuar aga Qeveria e R. Kosovës. Me vendim të prokurort i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco