'Changes' po vjen nga Justin Bieber, ja në cilën datë...

'Changes' po vjen nga Justin Bieber, ja në cilën datë...

12:21, 28/01/2020

Jo vetëm artistët shqiptarë po sjellin albume.

Me një projekt të tillë po vjen edhe këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, shkruan Syri Kosova.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjeteve sociale.

“Albumi im i ri do lansohet me 14 shkurt” tha ai në videon e hedhur në Instagram ku tregoi edhe se albumi do quhet “Changes”.

Këngëtari kanadez që nga albumi i tij ‘Purpose’ i publikuar në vitin 2015, nuk kishte sjellë ndonjë album tjetër, ky është i pari në pesë vite për pop-artistin.

Javën e kaluar, Bieber prezantoi albumin gjatë një organizimi privat në Los Angeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco