'Babai i vajzës ku ndodhet?', Rudina Dembacaj i kthehet ndjekëses

'Babai i vajzës ku ndodhet?', Rudina Dembacaj i kthehet ndjekëses

13:49, 07/12/2019

Rudina Dembacaj ia ka zbukuar ditën ndjekësve me një video shumë të bukur ku shfaqet me vajzën e saj Viktoria pranë pemës së Krishtlindjeve.

"Gjithçka dua për Krishtlindje je ti Viktoria ime", shkruan Rudina.

Mirëpo përpos komenteve të ëmbla, në sy ka rënë komenti i një ndjekëseje e cila e pyet Rudinën për bashkëshortin.  

'Padyshim që një kujtim shumë i bukur. Një pyetje babai vajzës ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonjë interes të madhë por dukë qënë se shumë VIP-a kur ndahen u servirin njerzve nëpërmjet mediave që "jo ne jemi shume shok te mire", "jo do jet gjithmone prezentë pranë vajzës . Ndoshta Victorias mund ti mungoj prezenca e të atit këtu sepse Krishtlindje do të thotë ndryshe familje, feste, gëzim. Nuk dua te te gjykoj por as mund te pajtohem dot me idenë ne ndahemi po ne jemi këtu për ty pra ne nuk jemi Amerikan", shkruan ndjekësja së cilës Rudina nuk ia ka lënë mangët përgjigjen.

Image

 "Motër Krishtlindjet nuk kanë ardhur akoma! Nuk i mungon asnjë moment babai e dashur. Të jesh e bindur që unë dhe babi i vet, e duam shumë më shumë se ti. Faleminderit", i përgjigjet Rudina.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco