Besa reagon pas skualifikimit të Shqipërisë nga Eurovision 2024

Besa reagon pas skualifikimit të Shqipërisë nga Eurovision 2024

14:51, 10/05/2024

Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “Titan”, reagoi për herë të parë përmes një videoje të publikuar në Instagram, pas skualifikimit në natën e dytë të gjysmëfinales në garën e festivalit.

“Përshëndetje të gjithëve bashkëkombësit të mi! Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja. Kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjithë këto muaj për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz. Jam shumë mirënjohëse kur e shprehni këtë me mesazhet dhe mbështetjen tuaj”, u shpreh ajo.

Më tej, Besa vijoi:

“Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është gara dhe rregullat nuk i përcaktojmë ne. Shpresoj që ju thjesht ta keni shijuar dhe unë t’ju kem bërë krenare. Kjo është gjithçka që ma mbush shpirtin plot. Ju falenderoj shumë dhe ju dua fort shqipe, kudo ku jeni”.

Besa Kokëdhima performoi live në skenë me shumë emocion duke marrë duartrokitje të shumta.

Sipas sondazheve paraprake të bëra në Eurovision, Shqipëria ka pasur një renditje goxha të mirë. Duke marrë parasysh votat e publikut dhe të gazetarëve, “Titan” u rendit në vendin e 10-të. Por kjo nuk u reflektua në votimin e mbrëmjes.

Finalja, e cila zhvillohet të shtunën, pritet me shumë kërshëri dhe në finale do të konkurrojnë këto shtete, me këngët përkatëse:

Kroacia
Qiproja
Finlanda
Irlanda
Lituania
Luksemburgu
Portugalia
Serbia
Sllovenia
Ukraina
Armenia
Austria
Estonia
Gjeorgjia
Greqia
Izraeli
Letonia
Norvegjia
Zvicra
Holanda
Italia
Mbretëria e Bashkuar
Suedia
Gjermania
Franca
Spanja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco