Aheng ‘për të kapur’ Prime-in, banorët imitojnë kërcimin viral në TikTok

Aheng ‘për të kapur’ Prime-in, banorët imitojnë kërcimin viral në TikTok

21:45, 12/03/2024

Hapja e Prime-it të sotëm të BBV3 nuk ishte aspak e zakonshme. Moderatori Ledion Liço dhe ish-banorët e larguar nga shtëpia kanë hapur emisionin me një kërcim që është bërë mjaft viral në TikTok. Mesa duket, produksioni këtë vit ka menduar të përdorë tendencat virale të TikTok-ut ‘për të kapur Prime-in’.

Kërcimi i famshëm i moderatores nga Kosova, Erjona Sejdiu është komentuar shumë gjatë në rrjet, me kërcimin e veçantë që ajo zgjodhi të bëjë në hyrje.

Ajo ka organizuar një dasmë ku është ndërthurur tradicionalja me modernen, ku kërcimi në natën e saj e të beqarisë dhe ditën e martesës ka tërhequr shumë vëmendje tek përdoruesit e TikTok.

Përveç kësaj, vëmendje të madhe ka marrë edhe blogerja Festa Qoqaj e cila ishte pjesë e ahengut pasi ka lidhje familjare me moderatoren.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco