Epike në 'Oscars', Emma Stone ngjitet në skenë me fustanin e zbërthyer

Epike në 'Oscars', Emma Stone ngjitet në skenë me fustanin e zbërthyer

10:24, 11/03/2024

Epike në “Oscars”! Emma Stone shpërtheu në lot teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin e aktores më të mirë për filmin “Poor thing”. Përveçse emocionues, ky ishte edhe një moment i sikletshëm për të, pasi zinxhiri i fustanit ishte prishur.

“Zinxhiri i fustanit tim është prishur”, thotë ajo mes lotësh.

Këtë moment ajo e përmendi në skenë, ndërsa situata u kalua me batuta dhe të qeshura Në film, Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal.

Për “Poor Thing” ajo rrëmbeu trofeun e aktores protagoniste më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco