Prezantuese e Festivalit të Këngës, Luana Vjollca: O ta bëj, o s’ka

Prezantuese e Festivalit të Këngës, Luana Vjollca: O ta bëj, o s’ka

17:05, 08/06/2023

Luana Vjollca prej kohësh është duke punuar për ‘Love Island’ që vjen për herë të parë në Shqipëri në TV Klan.

Por, përveç këtij projekti të madh moderatorja po punon edhe për disa surpriza që nuk i ka zbuluar ende. Teksa ka pyetur ndjekësit e saj në Instagram se çfarë do donit të shihnin prej saj.

Dhe dikush i shkruan: “Duhet të bësh patjetër Festivalin një vit”.

Këtij personi, që mesa duket Luana e njeh personalisht, i është përgjigjur duke thënë: “Ah sa shumë ma thonë këtë. S’më ka shkuar ndonjëherë mendja me thënë të vërtetën. Nuk e kam synuar ndonjëherë. Por, ti kë kohë që më je qepur “O ta bëj, o s’ka”.”-thotë Luana, e cila shton me humor pastaj: “Po, jo unë do shkoj në Eurovision, do konkurroj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco