Vedat Ademi sjell këngën e re 'Asaj'

Vedat Ademi sjell këngën e re 'Asaj'

14:28, 23/05/2023

Artisti i njohur shqiptar, Vedat Ademi, është rikthyer së fundmi me projekt të ri muzikor.

“Asaj” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Muma dhe Just X, kurse për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga.

Aranzhimi u bë nga Marseli po ashtu me producim të Gravity Music.

Siç njihet për stilin e veçantë, Vedati edhe kësaj radhe ka bërë një interpretim të mahnitshëm.

Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ademit.

Pavarësisht mungesës dhe pauzave në skenë, ai pëlqehet mjaft shumë për vokalin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco