Luizi dëgjon Oltën e Qetsorin: Po bëja sikur po flija, thanë se të martën del Keisi

Luizi dëgjon Oltën e Qetsorin: Po bëja sikur po flija, thanë se të martën del Keisi

23:22, 26/03/2023

Tashmë pas daljes së Kiarës nga “Big Brother Vip Albania”, Luizi ka vënë të gjithë ‘sinjalet’ në lojë.

Në kohën e drekës ai ka dëgjuar Oltën dhe Qetsorin në një bisedë teksa këngëtari bënte sikur flinte. Këtë informacion ai e ndau me Kristin e më pas me banorët e tjerë.

“I dëgjova këta të dy duke folur, po bëja sikur po flija,” tregon Luizi.

Më tej, ai shton se dyshja po tregonin se të martën do dalë Keisi.

“I provokova kot i dëgjova duke thënë që del Keisi të martën, dhe kjo Olta filloi duke bërë fushatë, jo duhet të dalë Keisi se ajo gjëja që i doli me Lorencin ishte e madhe”

Nga ana tjetër Qetsori tha se nuk ishte kështu, duke mohuar akuzat e Luizit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco