Bella Thorne ka një kusht shumë specifik për ata që i kërkojnë autografë

Bella Thorne ka një kusht shumë specifik për ata që i kërkojnë autografë

10:08, 21/02/2023

Mos guxoni t’i afroheni Bella Thorne për një autograf, nëse mbani në dorë një foto seksi të saj.

Aktorja 25-vjeçare tregoi për The Hollywood Reporter një ndërveprim që kishte me dikë që i kërkoi një autograf në Festivalin e Filmit Sundance. Sipas aktores, ai u përpoq ta detyronte të firmoste fotot e saj provokuese.

“Zakonisht nuk u flas, por më ofenduan. Ishte një djalë dhe më nxorri disa foto para. Shoh që ishin foto seksi, kisha veshur të brendshme, por isha topless dhe prapanica ishte thuajse jashtë. I thashë: ‘Jo, s’kam ndërmend t’i firmos këto’.”

Bella thotë se ishte “e papërshtatshme” dhe se madje mes atyre fotove, pa edhe foto gjatë kohës kur ishte vetëm 16 vjeç. 

“I kërkova të më jepte diçka tjetër, por ai m’u kthye me: ‘A s’janë të gjitha fotot e tua seksi?'”

Aktorja thotë se e kupton se këta njerëz fitojnë para me foto të nënshkruara, por ajo nuk ka ndërmend të firmosë foto provokuese e aq më tepër, foto kur ishte ende e mitur.

Thorne, e cila në vitin 2019 u nderua nga Pornhub me çmimin “Vision” për debutimin regjisorial të filmit të saj për të rritur, “Her & Him”, është një ish-yll i Disney-t, që tani thotë se do ta rimendonte dy herë të bënte fotografi seksi si adoleshente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco