Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i bëjnë njëri-tjetrit dhuratën e ‘përjetshme’

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i bëjnë njëri-tjetrit dhuratën e ‘përjetshme’

12:25, 15/02/2023

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë festuar Shën Valentinin e tyre të parë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në gusht të vitit që lamë pas.

Në diën e të dashuruarve çifti i kanë bërë një dhuratë të përjetshme njëri tjetrit duke gdhendur në trupat e tyre incialet e secilit.

“Dedikim,gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime,” shkruajti 53 vjeçarja, në një seri fotosh me aktorin të publikuara në Instagram ditën e djeshme.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

 

Në imazhin e parë, J.Lo tregoi tatuazhin e saj të ri me simbolin e infinitit, me një shigjetë që godet në mes.

Simboli – i cili ndodhej  në pjesën e brinjëve kishte shkruar “Jennifer” në njërin skaj dhe “Ben” në anën tjetër.

Ndërsa në tatuazhin e Benit, ishin dy shigjeta të gdhendura në krahun e tij me inicialet “J” dhe “B”.

Yll i hitit ‘On the Floor’ u takua me Affleck në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli” dhe  Affleck i propozoi për martesë një vit më pas. Më pas dyshja u ndanë papritur dhe vazhduan rrugët e tyre por u ribashkuan sërish në vitin 2021 .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco