Atdheu kërkoi të dal vet nga BBVK... apo vendosi vërtetë publiku?

Atdheu kërkoi të dal vet nga BBVK... apo vendosi vërtetë publiku?

16:46, 07/02/2023

Edhe mbrëmë, ishte një prime i gjatë në Big Brother VIP Kosova.

Shumë dinamika të fundjavës u diskutuan, pati edhe eliminim, por, ngjarja e javës padyshim ishte raporti Atdhe-Juli, që u nis dhe u ndërpre brenda shtëpisë, shkruan Syri Kosova.

E, duke qenë se kishte shumë fokus në këtë raport, kishte edhe kritika për Atdheun, të cilin e kritikonin për sjelljen ndaj Julit, ani pse, ai nuk bëri asgjë të keqe kundrejt saj, madje, u deklarua se thjesht po e ndërpret këtë lidhje pasi nuk dëshiron që të ndërhyj mes Julit dhe personit jashtë që ajo ka thënë se ka pas një raport peng.

Mirëpo, Atdheu mori kritika të cilat donin ta nxirrnin atë keq, si një person që s’ka respekt ndaj femrave.

E, nëse ndalemi dhe e shikojmë primen e mbrëmshme tani në Youtube, vërehet një pakënaqësi nga ana e Atdheut, në formën se si u trajtua raporti i tij me Julin.

Duke analizuar qëndrimin e tij dhe reagimet pas daljes, dukej sikur ai e kishte kërkuar këtë gjë dhe ideja e eliminimit për shkak të thyerjes së rregullave, dukej sikur një formë për ta nxjerr Atdheun jashtë.

Deri më tani, për këtë gjë nuk ka asnjë konfirmim, mirëpo, gjestikulatura dhe reagimi i të eliminuarit, jepnin përshtypje të tilla!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco