Thashethemet për divorc, reagon për herë të parë partnerja e Dani Alves

Thashethemet për divorc, reagon për herë të parë partnerja e Dani Alves

09:37, 02/02/2023

Joana Sanz ka bërë një reagim të fortë pas thashethemeve se ka kërkuar divorcin.

Modelja duhet të kalojë një kohë të vështirë, me Alves të arrestuar në Barcelonë për një sulm të dyshuar seksual. Përveç kësaj, së fundmi ka ndërruar jetë edhe nëna e saj.
 

“Dua ta bëj të qartë se informacionet e fundit për gjërat që kam thënë janë totalisht të rreme, nuk kam kontaktuar me asnjë media apo ndonjë gazetar specifike. Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj atë nëpërmjet një deklarate në rrjetet e mia sociale. Gjithçka tjetër është spekulim. E vlerësoj shqetësimin, por në këtë moment ka një proces të vazhdueshëm që meriton të mos fryhet”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco