Përpjekjet për të vrarë dadon pas abuzimit seksual me të, Pamela Anderson shokon me rrëfimin

Përpjekjet për të vrarë dadon pas abuzimit seksual me të, Pamela Anderson shokon me rrëfimin

09:43, 24/01/2023

Pamela Anderson ka zbuluar së fundmi se është përpjekur të vriste dadon e saj abuzive pasi u ngacmua në moshën 8 vjeçe. Ajo rrëfeu se donte ta sulmonte duke përdorur një stilolaps, përpara se të vritej në një aksident fatal me makinë.

Ajo ka zbuluar se ishte përdhunuar në moshën 8-vjeçare nga dadpja e fëmijërisë, të cilën prindërit e saj thuhet se e mendonin të shkëlqyer.

“Unë kisha një dado dhe prindërit e mi mendonin se ajo ishte një dado e mirë sepse ajo sillte dhurata gjatë gjithë kohës. Por ajo po më ngacmonte. Ishin tre ose katër vjet abuzim. Ajo më thoshte gjithmonë që të mos ua tregoja prindërve. Unë u përpoqa ta mbroja vëllanë tim prej saj.

Unë u përpoqa ta vrisja dhe u përpoqa ta godisja në zemër me një stilolaps në formë kallami dhe më pas i thashë se doja që ajo të vdiste dhe më pas ajo vdiq në një aksident me makinë të nesërmen. Kështu që mendova se e vrava me mendjen time magjike dhe nuk mund t’ia tregoja askujt. Dhe isha e sigurt se e bëra atë, se doja që ajo të vdiste dhe ajo vdiq”-ka rrëfyer ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco