Si ndjehet Mozzik pasi Getinjo u bë pjesë e 'BBV Kosova?'

Si ndjehet Mozzik pasi Getinjo u bë pjesë e 'BBV Kosova?'

16:30, 07/12/2022

Getoar Aliu, i njohur nga të gjithë si Getinjo, prej dy ditësh tashmë është bërë pjesë e reality-shoë-t “Big Brother Vip Kosova.”

Ai ishte banori i parë që u fut në shtëpi, i ndjekur më pas nga 14 konkurrentë të tjerë. Përveç fansave të tij, Getinjo po merr mbështetje të madhe edhe nga vëllai i tij Mozzik (Gramoz Aliu), i cili nuk i ka kursyer postimet mbështetëse për vëllain e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi Mozzik ka treguar përmes një Instastory se ende nuk është mësuar me mungesën e Getinjos dhe komunikimit me të.

“Që tre herë e ka gjetur veten duke i shkruar në Whatsapp Getit”– shkruan Mozzik në një foto të postuar në Instagram.

Image

Getinjo dhe Mozzik e kanë treguar shpesh raportin e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, duke suportuar njëri-tjetrin në çdo hap.

Getinjo e ka nisur karrierën në muzikë së bashku me vëllain e tij, Mozzik dhe të dy janë mjaft të suksesshëm në fushën e hip hopit. Megjithatë ka dhe nga ata që mendojnë se Getinjo ka marrë famë pikërisht prej Mozzik. Disa muaj më parë një ndjekëse i ka shkruar Getinjos një mesazh të gjatë ofendues, përmes të cilit e kritikonte për mënyrën se si sillet me fansat.

Ekstrem more porsnjak ti, deri dje m*** në b*** s’ke pas ta ka ngrit famën Mozzik e tash ke met ti me ul njerëzit poshtë. Turp me të ardh, prej fansave e ke arritur këtë famë e ti u bone me ul fansat. Deri dje muzika të lodhta ke kënduar shtatzënija ajo kjo e tash u bone ti me i ul njerëzit që deri dje ti kon në atë pozitë”, i ka shkruar ndjekësja reperit.

Këtë mesazh Getinjo e ndau të tjerët në Instagram dhe gjithë situatën e ka kaluar me shumë pozitivitet. Megjithatë reperi nuk i ka kursyer disa thumba në përgjigjen e tij për ndjekësen.

“Hahahah çfarë njerëz ka. Mushnu mend… alfabet për çdo analfabet”, ka shkruar Getinjo në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco