Kejvina Kthella: Ish-të dashurin e ndihmoja me para

Kejvina Kthella: Ish-të dashurin e ndihmoja me para

10:04, 01/12/2022

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, viteve të fundit është bërë pjesë e pandashme e showbizit shqiptar.

Ajo për publikun u bë e njohur si velinë në emisionin “Xing me Ermalin”, ndërsa që nga ajo kohë është kthyer në një personazh shumë të përfolur.

Biondja së fundmi ka qenë pjesë e programit “Goca dhe gra”, ku ka folur më shumë për karrierën dhe jetën private.

 

“Nuk e kam mbajtur me lekë, por e kam ndihmuar me raste. Ndihmo ai ndihmo dhe unë. Kjo lidhje ka qenë pak a shumë pasi jam bërë e njohur. Ka dy vite, nuk ka zgjatur shumë kushedi pse. Ishte shumë i bukur”, u shpreh Kthella.

 

Bukuroshja tashmë prej kohësh ka zgjeruar profesionin edhe në Itali, duke qenë se është ftuar për t’u bërë imazh i disa markave.

Krahas kësaj, ajo komentohet vazhdimisht për paraqitjet që bën në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco