Një fëmijë tjetër në familje? Rrëfehet Xhensila Myrtezaj

Një fëmijë tjetër në familje? Rrëfehet Xhensila Myrtezaj

12:47, 09/10/2022

 Daljet e saj në publik janë të rralla, duke zgjedhur një profil më të ulët për mediat. Por kur Xhensila është pjesë e paneleve televizive, natyrisht që pranon t’i thotë të gjitha. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka qenë e ftuar e vëllezërve Veshaj në “Më lër të flas” në Top Channel.  Xhensila zbuloi planet për zgjerimin e familjes teksa u shpreh: Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë.

Shpesh ajo është përfolur për një shtatëzani. Të shpeshta kanë qenë rastet kur mediat kanë publikuar foto të sajat me barkun disi më të fryrë se zakonisht. Megjithatë ajo gjithnjë i ka mohuar këto lajme, duke vijuar angazhimet e saj në karrierë. Megjithatë deklarata e saj e fundit na bën të mendojmë se shumë shpejt do të na vijë edhe ky lajm i mirë nga familja e tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco