Së bashku me Dhurata Dorën në Eurovision? Elvana Gjata thotë fjalën e saj

Së bashku me Dhurata Dorën në Eurovision? Elvana Gjata thotë fjalën e saj

16:00, 08/10/2022

Ditën e djeshme mori dhenë lajmi se Elvana Gjata dhe Dhurata Dora mund të ishin ndër emrat që do të përfaqësonin Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Vetëm ideja që dy këngëtaret më “in” të momenti do të bashkonin forcat për këtë Festival të rëndësishëm emocionoi shumë, teksa së fundmi Elvana ka thënë fjalën e saj.

Nëpërmjet një shkrimi në Instastory, Gjata e tha me siguri të plot se nuk do të konkurojë për Eurovision.

“Një gjë është e sigurtë, nuk konkuroj këtë vit për Eurovision,”-shkroi fjalë për fjalë Elvana në reagimin e saj.

Image

Kujtojmë që lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Eurovision Kosovo” në Instagram, e cila ndër të tjera shpjegoi se jozyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e “Festivalit të Këngës” të zgjidhet edhe përmes televotimit.

Këtij lajmi i shtoi më shumë zjarr një “like” që Ilir Balija, menaxheri i Dhuarata Dorës i kishte bërë postimit në fjalë.

Një vit më parë ishte Ronela Hajati me këngën “Sekret” e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”. Ajo nuk ia doli të shkonte në finale, ndërsa performanca e saj u shoqërua me shumë kritika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco