U nda në mënyrën më të pazakontë, modelja dhe këngëtarja shqiptare bëhet nostalgjike për ish-të dashurin

U nda në mënyrën më të pazakontë, modelja dhe këngëtarja shqiptare bëhet nostalgjike për ish-të dashurin

14:53, 05/10/2022

Kleoniki Delijorgji i ka dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë me Javier Vidal dhe këtë e zbuloi në mënyrën më të pazakontë.

Ajo publikoi video me kujtimet më të bukura nga romanca e përfunduar dhe tregoi vendimin për t’u ndarë.

Postimi i saj dhe mënyra e zbulimit të lajmit u komentua në rrjet shumë, ndërsa modelja duket se pak ditë pas ndarjes është bërë nostalgjike.

Në një postim në Instastory, Kleoniki ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me ish-partnerin duke darkuar. “Edhe pse në zemër. Darka jonë e fundit si çift”- shkruan ajo krahas fotos.

Në lajmin e ndarjes, modelja shkroi se ky ka qenë “fundi më i bukur që kishte ëndërruar.”

“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos. Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri  Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!!!”– thuhet në postimin e plotë të modeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco