West kritikohet për bluzën me mbishkrimin 'White Lives Matter'

West kritikohet për bluzën me mbishkrimin 'White Lives Matter'

21:37, 04/10/2022

Kanye West është vënë nën kritika për veshjen e një bluze me mbishkrimin “White Lives Matter” (“Jetët e të bardhëve kanë rëndësi”) në Javën e Modës në Paris.

Reperi prezantoi një sfilatë të markës së tij, Yeezus, në këtë eveniment mode, ndërsa të gjitha modelet kishin veshur bluza me të njëjtin mbishkrim.

“White Lives Matter” filloi të përdoret nga ‘supremacistët’ e bardhë në vitin 2015 si një reagim ndaj lëvizjes “Black Lives Matter”.

 

“Njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të më afrohen dhe të thonë se jam i çmendur sikur kjo nuk mi lëndon ndjenjat”, ka thënë ai ndër të tjera.

“Vendimi i Kanye West për të veshur një bluzë në të cilën shkruan ‘White Lives Matter’ është neveritëse dhe e rrezikshme. Ky është racizëm. Shumë prej jush nxituan për ta mbrojtur. Pyesni veten pse po e bëni këtë”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Kërkesa e Kanye West që modelet me ngjyrë të veshin këto bluza është një reflektim i refuzimit të luftës së popullit të tij dhe përbuzjes ndaj ideologjisë së supremacisë së bardhë”, ka shtuar një tjetër.
 

“Mbaj mend se ai ka thënë në të kaluarën se afrikano-amerikanët kanë mundur të vendosnin nëse do të ishin skllevër”, është gjithashtu një nga komentet.

Ndryshe, Kanye u kritikua në vitin 2018 edhe për miqësinë e tij me Donald Trump. Më pas, kur u pyet nëse ish-presidenti i amerikan ishte racist, ai u përgjigj: “Racizmi nuk mund të më ndalojë, është një botë tjetër për mua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco