Cilin moment të Kim Kardashian e kujton Kanye West?

Cilin moment të Kim Kardashian e kujton Kanye West?

11:26, 04/10/2022

Kanye West ka reflektuar në një periudhë të errët në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Ndërsa iu drejtua turmës në sfilatën e modës ‘Yeezy Season 9’ më 3 tetor, 45-vjeçari kujtoi ngjarjet shkatërruese që ndodhën saktësisht gjashtë vjet më parë gjatë Javës së Modës në Paris, kur Kim Kardashian u grabit me armë në dhomën e saj të hotelit.

“Gruaja ime në atë kohë u grabit pikërisht këtu në Paris”, tha Kanye para audiencës në shfaqje, duke iu referuar incidentit të 3 tetorit 2016.

“Pastaj i thashë menaxherit tim në atë kohë, Scooter Braun, se thjesht doja të shkoja në Japoni. Më duhej vetëm një pushim. Ai tha, ‘Jo, ju duhet të shkoni të bëni më shumë para, kështu që ne duhet të bëjmë një pjesë të dytë të turneut’. Dhe ai turne zgjati katër ditë dhe unë shkova më pas në spital”.

Një muaj para grabitjes, Kanye debutoi në sezonin 4 të Yeezy dhe gjithashtu ishte në turne për të promovuar albumin e tij, “The Life of Pablo”.

Në kohën e grabitjes së Kimit, reperi po performonte në New York si pjesë e turneut të tij në Saint Pablo. Ai e ndaloi shfaqjen duke u thënë pjesëmarrësve të koncertit se kishte një “emergjencë familjare”, pas së cilës, ai nxitoi të ishte në krah të Kim në Evropë.

Një muaj më vonë, një përfaqësues i artistit të “Through the Wire” njoftoi se pjesa e mbetur e datave të turneut të tij në Saint Pablo u anulua për shkak të shtrimit të Kanye në spital për shkak të lodhjes.

Siç shpjegoi Kanye sot, edhe pse kanë kaluar gati gjashtë vjet, kjo ngjarje në kohë është ende duke u përmendur në bisedat aktuale.

“Sa herë që bëj diçka të madhe, dikush e sjell atë moment për pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai gjatë eventit të tij të 3 tetorit, i cili debutoi gjatë Javës së Modës në Paris.

Kanye dhe Kim kujtojmë që u ndanë në vitin 2020 pas gjashtë vitesh martesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco