Pas largimit nga “One Direction”, Zayn Malik nuk ruan raporte të mira as me Louis Tomlinsonin

Pas largimit nga “One Direction”, Zayn Malik nuk ruan raporte të mira as me Louis Tomlinsonin

17:21, 30/09/2022

Louis Tomlinson dhe Zayn Malik duket se nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Gjatë një paraqitjeje në “Zach Sang Show” të mërkurën, Tomlinson zbuloi se ai dhe ish-shoku i tij i grupit “One Direction” nuk janë pajtuar që nga mosmarrëveshja e tyre gati shtatë vjet më parë.

Kur u pyet nëse ishte ende shok me këngëtarin e “Pillowtalk”, Louis tha: “Duhet ta pyesni atë”.

“Mund të jem i gabuar, por besoj se thashë, kur më bëre një pyetje të ngjashme [herën e fundit]… Besoj se thashë se nuk mendoj se jam mjaft i pjekur për të kapërcyer atë që më frustron në atë marrëdhënie”, vazhdoi 30-vjeçari.

Në vitin 2015, dyshja u grindën në Twitter pasi Malik u largua nga “One Direction”.

Edhe pse Tomlinson pretendon se është ‘përpjekur të kontaktojë’ me Malik, ata duket se nuk kanë folur që nga grindjet publike.

“Ka pasur shumë raste gjatë dy viteve të fundit kur kam menduar për të dhe kam shpresuar se ai është mirë”, vazhdoi këngëtari i “Bigger Than Me”.

“Por është e vështirë”, theksoi tutje. “Patjetër që i uroj atij më të mirën”.

Edhe në mes të mosmarrëveshjeve të tyre, Tomlinson shpreson se ata mund të rregullojnë marrëdhënien e tyre një ditë.

Rezulton se Tomlinson nuk ishte i vetmi shok i grupit që kishte mosmarrëveshje me këngëtarin “I Don’t Want to Live Forever”.

Ai duket se nuk ruan raporte të mira edhe me Liam Payne. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco