Ja sa vjeçar u bë sot Mozzik

Ja sa vjeçar u bë sot Mozzik

14:41, 29/09/2022

29 shtatori është një ditë speciale për Mozzik.

Sot reperi i njohur feston ditëlindjen e tij të 27-të.

Në këtë ditë të veçantë Gramozi mori urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat por ai që mori më së shumti vëmendje ishte Getinjo.

Me një urim të ndjerë e fjalë zemre ai uroi vëllaun publikisht.

‘’Urime ditëlindjen gjaku im, të rujt zoti gjithmonë bashkë me neve. Të dua,” shkroi Getinjo në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në ‘InstaStory’.

Reperi ka ripostuar vetëm urimin e Getinjos në profilin e tij.

Kujtojmë që këto kohë Mozzik është duke shijuar suksesin e këngës “Te dua”, e cila brenda gjashtë ditësh publikimi, ka arritur të kalojë shifrën e pesë milionë klikimeve në Youtube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco