Pas 18 viteve rikthehet në 'Kënga Magjike' një nga këngëtaret më të dashura shqiptare

Pas 18 viteve rikthehet në 'Kënga Magjike' një nga këngëtaret më të dashura shqiptare

13:21, 29/09/2022

Pas 18 viteve që kur mori pjesë për herë të fundit në këtë festival, Këngës Magjike këtë edicion po i rikthehet Irma Libohova.

Irma ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë në vitin 1999, dhe triumfuese në dy edicione të tjera. Përkatësisht në vitin 2000 me këngën “1000 ëndrra“ një duet me motrën e saj Eranda Libohova dhe në vitin 2004 me HIT-in “Prapë tek ti do të vij.”

Por ka qenë pikërisht 2004-ta viti që shënoi mbylljen e atij “kapitulli” për këngëtaren.

Mësohet se në puntatën e radhës të E Diela Shqiptare, këtë të diel, Irma do të prezantojë këngën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco