Julia Roberts ka vendosur t’ia gjejë një të dashur Garcelle Beauvais

Julia Roberts ka vendosur t’ia gjejë një të dashur Garcelle Beauvais

12:25, 29/09/2022

Julia Roberts është gati të bëjë mblesëri për Garcelle Beauvais!

Gjatë fundjavës, Julia dhe Garcelle morën pjesë në ngjarjen HISTORYTalks 2022 në Uashington të ShBA-së ku patën një ndërveprim të lezetshëm në tapetin e kuq.

Gjatë bisedës së tyre, Julia – e cila është një fanse e madhe e Real Housewives – ofroi ta ndihmonte Garcelle-n të gjente një të dashur të ri.

“Sapo takova Julia Roberts”- tha ajo. ‘O zot, duhet të të gjej një të dashur. Unë jam investuar në këtë”, tregoi Garcelle për Entertainment Tonight. “Ndërsa unë thashë ‘Unë mund të vdes tani, nuk kam nevojë për një të dashur”.

Gjatë intervistës së saj, Julia konfirmoi se është e gatshme ta ndihmojë Garcelle të gjejë dashurinë.

“Ajo ka nevojë për një të dashur”, tha Julia. “Unë do të mendoj për këtë gjithë ditën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco