Rita Ora bën gafë në emisionin e mëngjesit, nuk dallon dot pjeshkën nga molla – prezantuesit qeshin në studio

Rita Ora bën gafë në emisionin e mëngjesit, nuk dallon dot pjeshkën nga molla – prezantuesit qeshin në studio

15:52, 13/08/2022

Rita Ora u paraqit në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “The Big Breakfast” në Channel 4 të Mbretërisë së Bashkuar të shtunën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndodhej në ShBA kur hyri në një video-lidhje direkte me prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu.

Megjithatë, gjatë intervistës së saj pati një konfuzion, kur Rita u hutua nga diçka në tasin e saj me fruta.

Duke marrë një frut në dorë dhe duke e mbajtur pranë kamerës, Rita tha: “Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”.

“Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e rrudhur”, spekuloi interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.

Të qeshurat shpërthyen në studion e emisionit, pasi Rita më pas mund të shihej e hutuar pasi bëri këtë gafë

“Është?!”, tha ajo. “A e dini çfarë, është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim”, tha këngëtarja shqiptare e cila po paraqitej në emisionin e mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, por që ishte ora 3 e mëngjesit në Los Angeles – aty ku edhe nga ajo u fut në video-lidhje.

Është e panevojshme të thuhet se momenti gazmor nuk kaloi pa u vënë re në internet dhe tashmë janë krijuar ‘meme’ të shumta nga kjo në Twitter. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco