Getinjo reagon i revoltuar: Ndaloni komentet në rrjetet sociale, janë çuar peshë njerëzit

Getinjo reagon i revoltuar: Ndaloni komentet në rrjetet sociale, janë çuar peshë njerëzit

11:26, 11/08/2022

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, i është drejtuar me një kërkesë publike ndjekësve të tij.

I revoltuar, ai ka shkruar në InstaStory që kur të publikohet ndonjë përmbajtje që e përfshin atë, të ndalohet hapësira për komente për shkak se po pranon ofendime të shumta.

Ai thotë se kjo dëshirë e ndalimit të komenteve, vjen pasi i njëjti nuk i takon kësaj shtrese të shoqërisë ku ofendon dhe shanë pafund.

 

“Ju kisha lut krejt juve që i merrni intervistat e mia ose ndonjë postim timin edhe e postoni nëpër TikTok, ju lutem ndaloni komentet se janë çuar peshë me fjalë të rënda e me ofendime në familje. Zoti ju ruajt. Unë s’jam kategori e këtij lloji. Respekte”, shkroi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Getinjo përndryshe po vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë edhe këtë verë me projekte muzikore e koncerte të shumta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco