Nuk ka raporte të mira me Harry-n por takimi i parë i princ Charles me mbesën e tij ishte shumë prekës

Nuk ka raporte të mira me Harry-n por takimi i parë i princ Charles me mbesën e tij ishte shumë prekës

21:30, 30/06/2022

Pothuajse një vit pasi Lilibet “Lili” Diana erdhi në jetë, Princi Charles dhe Camilla më në fund takuan mbesën e tyre kur familja e Princ Harry dhe Meghan Markle vizituan Britaninë e Madhe në fillim të këtij muaji për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

Për Charles, “takimi me të ishte shumë emocional” -tha një burim brenda Familjes Mbretërore për E!News, duke vënë në dukje se Charles dhe Camila ishin po aq të emocionuar për të kaluar kohë me vëllain e madh të Lilit, Archie Harrison, 3 vjeç. “Ishte shumë, shumë, shumë e veçantë të kaloja pak kohë me atë.” -ka thënë Charles.

Image

Udhëtimi i fundit i Harry dhe Meghan që jetojnë në Kaliforni shënoi vizitën e parë të Lilit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ajo dhe Archie nuk u panë gjatë festimeve katërditore, ata patën një shans për të takuar familjen e tyre të madhe.

Image

“Princi dhe Dukesha ishin absolutisht të emocionuar kur i panë”-tha burimi për bashkimin familjar, duke shtuar se ishte “e mrekullueshme të ktheheshin në Britani” gjatë jubileut, i cili festoi 70-vjetorin e Mbretëreshës në fron.

Harry dhe Meghan morën pjesë në evente të shumta gjatë gjithë vizitës së tyre, duke përfshirë paradën ‘Trooping the Color’ më 2 qershor dhe ‘Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve’ më 3 qershor. Përveç njohjes me të afërmit e saj mbretërorë, Lili ka festuar edhe ditëlindjen e saj të parë.

Harry dhe Meghan më vonë ndanë një foto të vogëlushes. Fotoja e adhurueshme është e para e Lilit që nga kartolina e festave të familjes 2021. Charles dhe Camilla gjithashtu ndanë një mesazh të ëmbël për mbesën e tyre në ditëlindjen e saj, duke postuar në Twitter, “Duke uruar Lilibet gëzuar ditëlindjen e 1-rë sot!”

Vlen të theksohet se raportet e Charles me të birin, Harry, janë të ftohta pas largimit të tij nga Mbretëria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco